Lajme

Ky është shqiptari i parë që vaksinohet me vaksinën kundër COVID19

Shqiptari i parë që vaksinohet me vaksinën kundër COVID19, është Arjet Gega. Mjeku shqiptar punon si specialist i sëmundjeve Infektive dhe asistent profesor në shtetin e Connecticut-it. Në një intervistë për Top Channel, ai iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëjnë vaksinën pa mëdyshje dhe pa iu kushtuar rëndësi teorive konspirative.

“Nuk e prisnim të kishte kaq shumë efikasitet. Ka kaluar gjysmë dite, s’kam patur as dhimbjen e krahut që është e zakonshme me të gjithë vaksinat. S’kam patur as temperaturë dhe as ethe. Më pak se 10% e pacientëve kanë patur temperaturë, unë nuk kam patur. Duhet të mendojmë si ta fitojmë këtë betejë. Qesh kur dëgjoj ata që thonë do të na ndjekim me çip. Mesazhi im: Ju lutem vaksinohuni. Problemi është që vaksinat nuk janë të disponueshme, por kur të jenë, çdo shqiptar duhet të vaksinohet, pa asnjë mëdyshje dhe gjithnjë iu them atyre që lëshojnë mesazhe të painformuara jashtë fushës së tyre të ekspertizës se po rrezikojnë shëndetin e njerëzve dhe jetën”-tha Gega.

Vaksinimi ka nisur tashmë në Britaninë e Madhe, SHBA, Meksikë, Singapor, Emiratet e Bashkuara, dhe Kanada. Ndërsa në Bashkimin Evropian, vaksinimi do të fillojë më 27 dhjetor 2020.

Related Articles

Back to top button