Lajme
Lista e re e karantinës në Zvicër, hyri sot në fuqi
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka njoftuar se nga sot lista e shteteve që vlen karantina në Zvicër ka ndryshuar.
Edhe këtë herë, Zvicra ka vendosur që të mos e fusë Kosovën në këtë listë duke bërë përjashtimin e vetëm në shtetet përreth.
Britania e Madhe, Suedia, një rajon i Gjermanisë, Afrika e Jugut e Belize janë nga sot në listën e re të karantinës në Zvicër.
Sipas Zyres Federale në Zvicër, lista është plotësuar për shkak të Krishtlindjeve dhe rrezikut të përhapjes së virusit të ri.