Maqedonia e Veriut sot vendos masa të reja kufizuese
Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) propozon deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut masa të reja shtrënguese sipas të cilave orari i punës i restoranteve të jetë deri në ora 18:00, ndalesë për grumbullime gjatë festave në shtëpi. Sheshe dhe organizata pune.
Komisioni për Sëmundje Infektive do të rekomandoj deri tek Qeveria pako të re të masave shtrënguese për periudhën prej 18 dhjetorit e deri më 21 janar. Krejt kjo me qëllim që të shmanget rritja e numrit të të infektuarve me Kovid-19.
“Rekomandimet për masa restriktive janë në drejtim të riorganizimit të orarit të punës për objektet hotelierike, rekomandime për grumbullimet publike, rekomandime për bashkësitë fetare, organizatat e ndryshëm të punës dhe rekomandime që kanë të bëjnë me punën e restoranteve në objektet hotelierike”, deklaroi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
Rekomandimi deri tek Qeveria do të jetë që objektet hotelierike të mbyllen në ora 18:00 në vend të orës 21:00, siç ishte deri tani.
Në seancën e sotme të KSI-së prezentë ishin edhe përfaqësuesit e Odës së pavarur hotelierike të cilët shprehën mospajtimet e tyre me pakon e re të masave shtrënguese të cilat kanë të bëjnë me riorganizimin e orarit të punës me objektet hotelierike dhe dorëzuan deri tek Komisioni propozime të tyre.