Lajme

MASA TË REJA PËR FESTAT E FUND VITIT: Shtabi i krizave takohet të Premten, priten rregulla të reja!

Shtabi i krizave për luftën kundër virusit korona do të mblidhet të Premten në orën 8:00 të mëngjesit.

Sipas epidemiologëve, pritet që fokusi të përqendrohet në masat që do t’i referoheshin festave të ardhshme dhe ardhjes së bashkatdhetareve në Serbi.

Një nga masat që po konsiderohet aktualisht është vendosja e testit të detyrueshëm PCR për ata që vijnë në Serbi përpara festave të fundvitit, dhe ne vazhdojmë të analizojme masat çdo ditë për të mbajtur situatën nën kontroll, tha sot Kryeministrja Ana Brnabiq.

Kryeministri tha se po vazhdon puna për parandalimin e skenarëve të mundshëm katastrofikë, në mënyrë që ekonomia të mos mbyllej.

Siç thonë mjekët masat e reja diskutohen çdo ditë, dhe disa prej tyre jane shkruar dhe jane dërguan për shqyrtim. Ndër këto propozime është vendosja e testit PCR me rastin e hyrjes në Serbi, por edhe karantina dhe izolimi.

Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë se ardhja e një numri të madh të qytetarëve në Serbi të cilët mund të sëmuren këtu do të përfaqësonte një presion shtesë mbi sistemin tonë të kujdesit shëndetësor.

Në 24 orët e kaluara, 7,804 te infektuar me virus janë regjistruar në Serbi, 54 njerëz kanë vdekur dhe 319 pacientë ngjinden ë aparate për frymëmarrje, ky numer është më i madhi që nga fillimi i pandemisë. 8,489 njerëz u shtruan në spital në të gjithë Serbine.

Related Articles

Back to top button