Ndryshim trafiku në qytetin e Preshevës – ja cilave rrugë do të ndryshohet kahja
Në bazë të Studimit të gjendjes ekzistuese të trafikut si dhe Zgjidhjes ideore të sistemit të trafikut për qytetin e Preshevës, të aprovuar në Këshillin komunal me Vendim numër III. Nr. 110-24 të datës 8 korrik 2020, nga dita e hënë më 7 dhjetor 2020, do të ndryshohet kahja e qarkullimit të të gjithë pjesëmarrësve të komunikacionit në rrugët e lartëcekura.
Përmes këtij ndryshimi, do të vendoset një regjim i ri i qarkullimit në këto dy arterie kryesore të qytetit, përmes të cilit do të bëhet shkarkimi i rrugëve dhe zonave të mbingarkuara të qytetit, pjesë e të cilave janë dhe rregullimi i kryqëzimeve në këto pika kritike.
Me ndërtimin e parkingut në hapësirën e ish Tregut të gjelbër (është në procedurë të tenderimit), do të sigurohet hapësirë adekuate për parkimin e automjeteve, si dhe do të bëhet sistemimi i autotaksistëve që operojnë në afërsi të ish Tregut, ku përfundimisht do të eliminohet kaosi që mbizotëron në këtë zonë.