Lajme

Në Zvicër ndërron jetë personi që ishte ndër të parët që mori vaksinën kundër Kovidit

Një nga personat i cili ishte ndër të parët në Zvicër që u vaksinua kundër kovidit 19 vdiq, thanë të mërkurën zyrtarë nga kantoni i Lucernit, raporton Reuters.

Sidoqoftë, ata nuk thanë nëse vdekja kishte të bënte me inokulimin.

“Ne jemi të vetëdijshëm për rastin”, tha zëdhënësi, duke shtuar se çështja iu referua rregullatorit zviceran të ilaçeve Svismedic.

Kantoni nuk dha detaje nga koha që kur personi mori vaksinën dhe deri sa ndërroi jetë.

Lucerni ka qenë vendi i vaksinimeve të para në Zvicër që nga java e kaluar, me vaksinat nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman Biontek, vaksinën e kanë marrë kryesisht të moshuarit.

“Svismedik” nuk ishte në dispozicion për komente dhe Pfizer nuk iu përgjigj postave elektronike dhe thirrjeve.

Vaksina Pfizer dhe Biontek është e vetmja vaksinë e aprovuar deri më tani në Zvicër.

Related Articles

Back to top button