“Nëse do të vendoseshin masat më herët, këtë situatë nuk do ta kishim” Tash është në pytje ora policore për vitin e ri!?
Epidemiologu Branilsav Tiodoroviq tha se nje pjese e mjekeve qe jane antare te shtabit te krizave keto masa qe jane ne fuqi tash i kane propozuar shume me heret.
Ai vlerëson se masat nëse do të vendoseshin më herët sot do të kishin dhënë rezultate.
“Në fillim të pandemisë, ne patëm një ndikim më të madh se tani. Duhet ta dimë që pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave është propozuesi, dhe vendimi përfundimtar mbi propozimin që i përcillet Qeverisë merret nga Shtabi i Krizave në tërësi,” tha Tiodoroviq.
Tiodoroviç, i cili është anëtar i Shtabit të Krizave, tha se pandemia nuk është vetëm një çështje mjekësore por edhe një çështje sociale, psikologjike, ekonomike dhe politike.
“Ne nuk ndërhyjmë në ekonomi, por duhet ta respektojmë atë, sepse pa ekonominë nuk do të jemi në gjendje të sigurojmë kushte që sistemi shëndetësor të funksionojë. Ne nuk do të jemi në gjendje të sigurojmë ilaçe, pajisje, gjithçka që na nevojitet”, tha Tiodoroviç.
Sipas tij, masat aktuale janë të kufizuara deri më 15 dhjetor, por ato ndoshta do të shtyhen.
Kur u pyet në lidhje me masat për natën e Vitit të Ri, ai u përgjigj se nuk mendon se zgjidhja ishte ora policore dhe se kjo masë nuk do të ndryshonte asgjë, dhe njerëzit duhet të lejohen të blejnë dhurata dhe të festojnë festën me familjet e tyre.
“Megjithatë, nuk është mirë që ata të jenë në restorante, në festime të organizuara, në turma. Njerëzit që qëndronin në rreshta para klubeve përfunduan në rreshta para klinikave të sëmundjeve infektive së bashku me anëtarët e familjes,” tha Tiodoroviq.