Nga 1 shkurti energjia elektrike do të rritet për 3.4 përqind
Me kërkesë të njësisë energjetike PE EPS Beograd, Këshilli i Agjencisë së Energjisë, në seancën e tij të mbajtur më 17 dhjetor, dha pëlqimin e tij për vendimin mbi çmimin e energjisë elektrike i cili do të jetë 3.4 përqind më i shtrenjtë nga 1 shkurti.
Çmimi mesatar i energjisë elektrike për klientët të cilët kanë të drejtë për furnizim të garantuar me çmime të rregulluara (familje dhe konsumatorë të vegjël), i përcaktuar në bazë të të ardhurave maksimale të aprovuara është, pa taksa dhe tarifa, 7,867 dinarë / kWh.
Çmimi i ri për furnizimin e garantuar do të zbatohet duke filluar nga 1 Shkurt 2021.
Siç shtohet më tej kjo rritje vjen pasi u korigjua cmimi në nëntor të vitit 2019, çmimi i energjisë elektrike në Serbi është ende dukshëm më i ulët se çmimet në vendet e rajonit dhe Evropës.