Lajme
Nga nesër do të rriten pagat, pensionet, Vuçiq premton surpriza tjera për vitin 2021
Vuçiq: Vitin tjetër do të ketë më shumë surpriza për njerëzit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nga nesër, pagat, pensionet, pagat minimale do të jenë më të larta, dhe se vitin e ardhshëm do të ketë më shumë surpriza tjera për njerëzit.
“Ne do të kemi më shumë surpriza pozitive për njerëzit vitin e ardhshëm. Serbia ka duruar më së miri pjesën ekonomike të krizës në Evropë,” i tha ai TV Pink
Vuçiç shtoi se do të ketë surpriza edhe për pensionistët, dhe se ai pret që pagat dhe pensionet të rriten në fund të vitit 2021.
“Besoj se do të jemi në gjendje të paguajmë 570 euro para fundit të vitit,” tha ai.