Lajme

OJQ Beactive 16 i dhuron Shtëpisë së shëndetit 3 piktura

Organizata joqeveritare Beactive 16 i dhuroi Shtëpisë së shëndetit në Preshevë 3 piktura, konkretisht repartit te pediatrisë. Pikturat kanë për qëllim zbukurimin e koridorit të repartit pediatrik dhe relaksimin e femijëve dhe prindërve gjatë pritjeve.

Skicen e projektit e ka bërë Zeljko Lonçar, ndërsa janë pikturuar nga artistët Enis Abazi dhe Jovana Banjanac. Dy piktura jane vendosur dje, ndërsa pikturen e fundit pritet që ta vendosim gjatë ditë së sotme ose më së voni nesër.

Projekti “Ngjyrat e shëndetit”është përkrahur financiarishtë nga ana e Ministrisë së kulturës dhe informimit të Serbisë. Ky është njëri ndër projektet e shumta që organizata Beactive i dhuron institucioneve të ndryshme të komunës sonë.

Related Articles

Back to top button