Lajme

Për të shkuar në Turqi ju duhet testi PCR

Turqia ka njoftuar se do të kërkojë testin negativ për koronavirus për të gjithë pasagjerët që hyjnë në këtë shtet, duke nisur nga dita e hënë.

Kjo masë do të zbatohet deri në muajin mars.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se udhëtarët duhet të prezantojnë një test negativ për koronavirus, të kryer në 72 orët e fundit.

Ky vendim do të vlejë për të gjitha llojet e udhëtimit.

Nëse udhëtarët nuk kanë testin negativ, atëherë duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës sapo të arrijnë në destinacion.

Udhëtarët që arrijnë në Turqi nga Mbretëria e Bashkuar, Danimarka dhe Afrika Jugore apo që kanë qenë në këto vende në 10 ditët e fundit, duhet të kenë testin negativ dhe t’i nënshtrohen karantinës për të paktën shtatë ditë, derisa të bëhet testi i dytë.

Turqia është një prej vendeve me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus në gjithë botën, me një mesatare javore prej më shumë se 20,000 rasteve.

Related Articles

Back to top button