Lajme

Pritet rritja e çmimeve të derivateve, në Kosovë

Qytetarët e Kosovës edhe më tej janë duke u shërbyer me çmimet më të lira të derivateve në regjion, përjashtim Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani tregon se gjatë këtyre ditëve pritet të ketë lëvizje të çmimeve.

“Sa i përket çmimit të derivateve Benzina është 0.91 deri 0.97 cent, kurse Diezel 0.89 deru 0.96 eur. Gjatë këtyre ditëve festive pritet të ketë rritje të lehtë. Kemi rritje të çmimit në import, por me pakicë nuk është se ka rritje”, ka thënë Berjani në një prononcim për IndeksOnline.

“Me shfuqizimin e disa neneve në udhëzime administrative nga Qeveria e Kosovës, qytetarët e vendit do të furnizohen me çmime të lira”, ka thënë tutje ai.

Vlen të përmendim faktin se që nga fillimi i pandemisë Covid-19 e deri tashti, qytetarët e vendit janë shërbyer me çmime të arsyeshme.

Related Articles

Back to top button