Lajme

Pse mbrëmjet janë më të rrezikshme për përhapjen e virusit

Nga ora 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit ndalohet puna e kafiterive dhe restauranteve.

Ne artikullin me poshte mund ta mesoni se pse jane vendosur këto lloj kufizimesh. Vendimi për kufizim në orën 20:00 erdhi pasi nga hetimi epidemiologjik rezultoi se qëndrimi më gjatë nëpër kafe e restorante ishin faktorë që ndihmonin në përhapjen e Covid-19.

Jo vetëm koha e qëndrimit, por edhe fakti që gjatë daljeve njerëzit konsumojnë edhe alkool kjo i bën më të dashur dhe më të afruar me të tjerët, e për pasojë duke e bërë virusin më të lehtë për t’u transmetuar.

Janë edhe ato orët që konsumohet pak alkool, alkooli të çon edhe pak në eufori dhe nuk e ke shumë veten në kontroll dhe afrohesh diçka më tepër, flet me zë të lartë, edhe këndon, edhe virusi shpërndahet. Pra vërtetë që virusi është gjatë 24 orëve, por mundësitë për ta marrë janë më të mëdha në përqendrime dhe në orë të caktuara.

Related Articles

Back to top button