Lajme
QSA me rastin e 3 dhjetorit gëzon fëmijët me nevojë të veçanta duke dhuruar lodra (Video)
“Ne dukemi ndryshe, por jemi të njejtë”
Me rastin e 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, kemi përgatitur dhurata për fëmijët me nevoja të posaçme, ku ka pasur të përfshirë: shall dhe kapelë, libra auditiv dhe vizuel, fletore pune me shkronja, numra, veprime, ngjyrosje; lodra të ndryshme, çanta të vogla dhe materiale të tjera.
Në këtë ditë sensibilizojmë opinionin për rëndësinë dhe nevojën që jo vetëm një ditë ne vit të na kujtohen kjo dhe kategori të tjera të shoqërisë, por të jemi në mbështetje të tyre vazhdimisht çdo herë.
Shfrytëzojmë rastin t’i falenderojmë për bashkëpunimin shkollat: “Vlera” në Likovë, “Empatia” në Kumanovë dhe ” Qendra për qëndrim ditorë” në Preshevë.