Ragmi Mustafa dhe Ilir Sadriu: Të bashkuar drejt fitoreve të reja
Sot, datë 18 Dhjetor 2020, duke filluar nga ora 16:00, kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare, e dalur nga Kuvendi i VII zgjedhor mbajti mbledhjen e vet të parë, ku shqyrtoi dhe miratoi raportin e zgjedhjeve në kuadër të të gjitha niveleve të partisë dhe për opinionin publik nxjerr këtë :
KOMUNIKATË
Diskutimet në mbledhjen e parë të kryesisë së PDSH-së ishin të fokusuara në shqyrtimin e procesit zgjedhor në Kuvendin e shtatë zgjedhor, gjendjes shëndetsore të qytetarëve në komunën Preshevë nën rrethanat e Pandemike me Covid-19, situatën aktuale politike si dhe shpërndarjen e Kuvendit Komunal në Preshevë.
Duke u mbështetur në statutin e PDSH-së, në mbledhjen e parë të kryesisë së re e dalur nga Kuvendi zgjedhor zgjedhen edhe dy nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i PDSH-së. Njëri nga nënkryetarët duhet të jetë nga radhët e gjinisë më pak të përfaqësuar. Pas diskutimeve të shumta mes anëtarëve të kryesëisë së partisë, për nënkryetare të Partisë Demokratike Shqiptare u zgjodh Albiona Ibrahimi Rexhepi, kurse për nënkryetar Mustafë Shaqiri. Diskutime pati gjithashtu edhe për zgjedhjen e sekretarit të partisë, ku gjithashtu në mënyrë të ngjajshmë si tek nënkryetarët, në fund të debatit sekretar i partisë për mandatin e ardhshëm katër vjeçar u zgjodh Tefik Bajrami.
Me përzgjedhjen e nënkryetarëve dhe sekretarit të partisë, u përmbyll me sukses edhe procesi zgjedhor demokratik brenda Partisë Demokratike Shqiptare për mandatin e katërvjeçrit të ardhshëm, i cili zgjati gati tre muaj. Vlenë të theksohet se kryesia e PDSH-së për këtë mandat katërvjeçar numron 19 anëtar prej të cilëve pesë nga gjinia më pakë e përfaqësuar në organet e partisë.
Në mbledhjen e parë të kryesisë së PDSH-së janë ngritur edhe katërmbëdhjet trupa punues këshilldhënëse në formë të ekipeve në nivel ekspertësh me anëtar nga gjitha organet e partisë, anëtarsisë, intelektual e patriotë të shquar, afaristë të dëshmuar dhe të rinj e të reja. Këto ekipe në nivel ekspertësh do të jenë shtylla shumë të fuqishme në drejtimin e subjektit politik e posaçërisht në ndërtimin e platformës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme që do të jenë në pranverën e ardhshme.
Procesi zgjedhor në Kuvendin e shtatë zgjedhor të PDSH-së vlerësohet demokratik, garues, i vlerë, i guximshëm, unifikues dhe triumfues në interes të subjektit politik. Nga ana tjetër nga kuvendi zgjedhor i shtatë i PDSH-së, janë konstatuar përparësitë që e bëjnë krenar subjektin politikë, të metat dhe mangësitë që do të shërbejnë si leksione të mira për përmirsim e avansim për të ardhemen dhe propozime konkrete për veprim në terren dhe ate menjëher.
Menaxhimi i situatës pandemike në komunën e Preshevës vlerësohet absolut shumë i ulët si nga shtabi komunal e sidomos ai republikan për menaxhim me situata të jashtëzakonshme. Pandemia Covid-19, preku përskaj shëndetit të qytetarëve edhe gjitha fushat tjera të jetës shoqërore-ekonomike që zhvillojnë qytetarët. Në këtë drejtim, fare pakë mbase dhe aspak institucionet komunale e ato republikane serbe nuk janë marrë e as po merren me pasojat e pandemisë në ekonomi, arsim, kulturë dhe sektorin e biznesit privat.
PDSH shpreh shqetësim të thellë në vazhdimin e shlyerjes së adresava të vendbanimeve të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc nga regjistri civil i adresave e vendbanimeve në kuadër të ministrisë së brendshme të qeverisë serbe. Prandaj, fton faktorin ndërkombëtar që të merret shumë seriozisht me këtë masë diskriminuese e përndjekjeje të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone me metoda të moderuara nga aparati shtetror serb.
Në Preshevë, 18 dhjetor 2020 Partia Demokratike Shqiptare