Lajme
Ragmi Mustafa rizgjidhet kryetar i PDSH-së
Edhe katër vitet e ardhshme Partinë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, do ta udhëheqë Ragmi Mustafa. Kështu sot kanë vendosur delegatët e kësaj partie në Kuvendin e VII Zgjedhor të mbajtur sot në Preshevë.
Kete vit per kryetar te PDSH-se ka kandiduar edhe Ilir Sadriu i cili duket se ka humbur garen.
Sipas informacioneve te siguruar nga Presheva.AL Ragmi Mustafa eshte rizgjedhur kryetar i PDSH me 102 vota per dhe Ilir Sadriu ka marre 56 vota.
Ky kuvendi ka zgjedhur edhe Këshillin qëndror dhe me 12 dhjetor 2020 do te zgjedhet edhe kryesia e re PDSH-se.
Kujtojme se Ragmi Mustafa mban kete post qe nga viti 2003.