Serbia kërcënon Kosovën, në rast se fiton Albin Kurti
Kurti po përballet me atë që bëri opozita malazeze kur erdhi në pushtet, të betohen se nuk do të ndryshojë asgjë, ndërsa marrëveshja e Uashingtonit edhe nuk guxon të ndryshojë – ka thënë Dushan Janjiq, drejtor i Forumit beogradas për marrëdhëniet etnike, në një intervistë për gazetën “Danas”, rreth asaj se si mund të jetë qasja ndaj dokumentit të Uashingtonit e favoritit aktual në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Kosovë, udhëheqësit të Vetëvendosjes Albin Kurti.
Janjiq përkujton se Kurti nuk e shfrytëzoi rastin e tij të parë, se pati shumë gafa dhe se seriozisht i zemëroi të huajt si njeri që nuk pranon gjëra të rëna dakord dhe që dëshiron të ndryshojë gjithçka.
Sipas tij, nëse Kurti fillon të paralajmërojë ndryshime qysh në fushatë, historia e tij do të konsumohet.
– Hipotetikisht, nëse Kurti zgjidhet, ai nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë asgjë nga ajo që është aplikuar deri më tani. Nëse qytetarët e Kosovës e dëshirojnë atë, do të jenë një ose dy vite të reja të humbura për dialog. Kurti e vë udhëheqjen serbe në pozitë seriozisht të mirë, sepse ata në të vërtetë nuk vuajnë që të bëjnë dialog, dhe kjo është një alibi e mirë – thekson Janjiq.
Mirëpo, ai thotë se është kryesisht i rezervuar kur bëhet fjalë për vlerësimet se fitorja e Kurtit është e sigurt.
Sipas Janjiqit, është e sigurt se ai, si opozita e vetme aktualisht është shumë i popullarizuar, por ai përkujton se ka ende kohë deri në zgjedhje dhe se ato ka shumë të ngjarë të mbahen në shkurt ose në mars.
– Deri atëherë, do të ndodhin disa gjëra. Së pari, pandemia është ende në vazhdim. Në fund, gjithmonë del se ai që ishte në pushtet gjatë pandemisë kritikohet nga të gjithë, dhe pastaj ai është fituesi, kur fillon vaksinimi. Është njëfarë instinkti tek njerëzit. Së dyti, gjykimet (e ish pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë): vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka anëtarë të shquar në Gjykatën Speciale. Këto gjykime në të vërtetë do të informojnë publikun e Kosovës për atë që mund të mos ketë qenë e njohur, veçanërisht për atë që të rinjtë nuk e dinin, dhe sigurisht që do të rrisë aktivizmin dhe zërin e atyre që janë viktima. Shumica e shqiptarëve të vrarë në ato përleshje ishin nga LDK – shpjegon Janjiq.
Ai e konsideron lajthitje interpretimin e fitores eventuale të Kurtit si largimin e të ashtuquajturit brez lufte të politikanëve nga pushteti, dhe ai e shpjegon një vlerësim të tillë duke thënë se ata janë veteranët më radikalë në Vetëvendosje.
Gazeta përkujton se, duke folur për marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Uashington, Kurti ka thënë se ajo as atëherë nuk ishte planifikuar të zbatohej.