Shansat më të mëdha janë të merrni tumorin dhe të vdisni nga ai, se sa nga korona
Në shumicën e vendeve, vdekshmëria totale është saktësisht e njëjtë me vitin e kaluar – theksoi Dr. Nestoroviq.
Njerëzit fillojnë të sillen në mënyrë irracionale kur tremben. Për momentin, ju keni një shans më të madhe për të marrë një tumor dhe te vdisni nga ai, sesa nga kovidi.
Këtë vit, më shumë se 20,000 njerëz po vdesin nga tumori, dhe rreth 3,000 nga kovidi. Për të mos përmendur sëmundjet kardiovaskulare. Kur shikoni të dhënat e vdekshmërisë në botë, nuk ka ndryshime të mëdha. Në shumicën e vendeve, vdekshmëria totale është saktësisht e njëjtë me vitin e kaluar – theksoi Dr. Nestoroviq.
Ai përmendi hulumtimin e një analisti amerikan si një shembull.
– Ishte interesante për mua … Një punim u botua dhe u tërhoq menjëherë nga një institut amerikan. Analisti i tyre analizoi vdekshmërinë në Amerikë këtë vit. Ishte një histori interesante – se sa më shumë njerëz vdiqën nga semundjet tjera se kovidi, rreth 300,000, dhe shumë vdiqën nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Duket se pacientët që kishin sëmundje kronike dhe u infketuan me kovid dhe vdiqën, u llogaritën sikur të kishin vdekur nga korona – deklaroi mjeku.