Lajme

Shifrat në Kosovë, mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 42.377 dhe 1.087 raste të vdekjes. Instituti ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.620 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 560 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 6 raste (75, 74, 68, 66, 61, 48 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Pejë 2 raste (71, 72 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Istog 1 rast (64 vjeç).

Related Articles

Back to top button