Lajme

Shqiprim Arifi emërohet kryetar i “Organit të Përkohshëm” në komunën e Preshevës

Kryetari i komunës së Preshevës është emëruar krytar i Organit të Përkohshëm në komunën e Preshevës, keshtu eshte marre vesh nga vendimi i dates 17 dhjetor 2020. Ky vendim ka ardhur pas shperberjes se kuvendit komunal.

Anëtarët të tjerë të organit janë : Amir Latifi nga radhët e APN-së, Branko Trajkoviq nga radhët e partisë serbe SNS, Ragmi Mustafa nga radhët e PDSH-së dhe Ardita Sinani nga PVD.

Organi i Përshkohshëm është i përbërë nga 5 anëtarë ku pëfaqësohet nga subjektet politike lokale që është vedosur nga Ministria për Pushtet Lokal i qeverisë së Serbisë.

Sipas ligjit të Serbisë organi në fjalë do të jetë në fuqi për dy muaj ku dhe gjatë kësaj kohe do të caktohet edhe data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në komunën e Preshevës.

Related Articles

Back to top button