Lajme
Shqiprim Arifi: Faleminderit mik i shqiptarëve Eliot Engel
Kongresisti amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Eliot Engel, të martën e udhëhoqi seancën e fundit dëgjimore për Ballkanin.
Kryetari i komunes se Presheves Shqiprim Arifi ka falenderuar per punen dhe angazhimin e tij qe ka bere per shqiptarët.
“Jemi falënderues të përjetshëm për punën dhe angazhimin e mikut të shqiptarëve, kongresmenin Eliot Engel. Faleminderit dhe Mirupafshim!” ka shkruar Arifi ne facebook.
Engel ishte një ndër ligjvënësit e parë amerikanë që i kishte bërë thirrje administratës së ish-presidentit Clinton për të ndërhyrë me ushtri në Kosovë kundër forcave jugosllave të Sllobodan Millosheviqit.
Më vonë, ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë amerikane që ta njohë pavarësinë e Kosovës më 2008.