Lajme
Shtabi i krizave vendos: Zgjatet orari i punës për restaurantet
Pas mbledhjes së Shtabit të Krizave, është vendosur të zgjatet orari i punes per objektet hotelierike, qendrave tregtare, dyqaneve, si dhe aktiviteteve shërbyese, raportojnë mediat.
Orari i punës i të gjitha ambienteve do të zgjatet deri në orën 20:00.
Kafenetë dhe restorantet do të jenë në gjendje të punojnë më gjatë se më parë, por pa muzikë.
Ky vendim do ti percillet qeverise, e cila ne mbledhjen qe do te mbaje brenda dites do ta miratoj.
Vendimi pritet te hyje ne fuqi nga dita e neserme.