Shtabi i Krizave vendosi – nuk ka masa të reja
Në seancën e sotme, Shtabi i Krizave nuk ka marrë vendim për masa të reja. Masat e reja janë ende në shqyrtim dhe ato ekzistuese do të qëndrojnë në fuqi deri më 15 dhjetor.
Në seancën e sotme, Shtabi i Krizave diskutoi situatën epidemike dhe futjen e mundshme të masave të reja, duke marrë parasysh që festat e Vitit të Ri janë afër.
Ata diskutuan masën e futjes së karantinës së detyrueshme dhe një test PCR për qytetarët serbë që do të vinin nga jashtë, por vendimi për këtë nuk është marrë ende.
Seancë tjetër e Shtabit të Krizave është planifikuar të mbahet të hënën, pas së cilës do të dihet se cilat masa do të jenë të vlefshme pas 15 dhjetorit, dhe deri sa do shtyhen masat ekzistuese që janë në fuqi.
Shtabi i Krizave do të mbaj një konferencë për shtyp sot në orën 15:00 pasdite.