Lajme
Shtëpia e mërgimtarit nga Corrotica në Gjermani me flamurin kuq e zi
Shqiptarët anembanë botës çdoherë e më shumë po dëshmojnë identitetin e tyre dhe po tregojnë vlerat kulturore dhe kombëtare.
Një shtëpi në Gjermani ka marrë pamje tjetër, atë të flamurit kuq e zi, me shqiponjën dykrenare. Thuhet se kjo është shtëpia e mërgimtarit, atdhetarit dhe afaristit, Memetaki Halimi nga Corrotica e Luginës së Preshevës.
Është dizajnuar me ngjyrat kuq e zi dhe me simbolin kombëtar, flamurin e ka dizajnuar në dy anët ballore të shtëpisë me shqiponjën dykrenare.
Ndërkohë që përballë shtëpisë valon flamuri kombëtar shqiptar.