Sulmohet personeli mjekësor në Preshevë
STOP dhunës ndaj personelit shëndetsorë!
Brenda 10 ditëve të fundit në shtëpinë e shëndetit janë paraqitur rastet të dhunës ndaj personelit shëndetsorë edhe ate në Shërbimin e urgjencës i cili është 24 orë në shërbim të kësaj popullate.
Dhuna ndaj personelit shëndetsorë përpos verbale ka qenë edhe fizike ku njëri nga rastet ka qenë nën ndikim të Alkoolit dhe rastet e tjera banale.
Për të dy rastet janë të njoftuar organet e rendit (policia) për të cilat shtëpia e shëndetit do të insistoj që këto raste të zbardhen deri në fund dhe të miren masa adekuate ligjore dhe do ti dalim në mbrojtje personelit shëndetsorë.
Në këtë rast tërheqim vërejtjen se raste të tilla nuk do të tolerohen dhe personave të tillë nuk do ti ofrohen ndihmë shëndetsore dhe personave të dehur me alkool nuk do ti ofrohet shërbimi.
Dr Driton Salihu
Drejtor në shtëpinë e shëndetit në Preshevë