Ushqimet më të këqija për trurin, ja çfarë duhet të shmangni
Truri është gjithë kohës në punë. Ai përkujdeset për mendimet, lëvizjet, frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe shqisat. Kjo nënkupton se truri ka nevojë të ushqehet rregullisht dhe në mënyrë të pasur. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që të përzgjidhni ushqimet më të mira dhe të shmangni ato që janë me të vërtetë të këqija. Kjo është shumë e domosdoshme sepse gjithçka që hani, ndikon tek struktura dhe funksionet e trurit por edhe tek humori.
Ushqimet Më Të Këqija Për Trurin.
Vaji vegjetal, këto vajra përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-6, i cili nxit shfaqjen e inflamacionit në tru. Këto acide janë të shëndetshme për kockat, lëkurën dhe flokët por i bëjnë keq trurit. Në vend të këtyre vajrave duhet të përdorni alternativa të pasura me acide yndyrore omega-3 që luf tojnë inflamacionin.
Këto acide i gjejmë tek vaji i ullirit.
Të Skuqurat
Ushqimet e skuqura jo vetëm që janë të këqija për peshën por kanë një ndikim negative në shëndetin e trurit. Studimet tregojnë se njerëzit që hanë shumë ushqime të skuqura kanë mangësi në aftësinë e të nxënit, kujtesën dhe funksione të tjera të trurit. Sipas studimeve të skuqurat nxisin inflamacionin dhe zvogëlojnë trurin.
Pijet e Gazuara
Pijet e gazuara janë të mbushura me sheqer përmbajnë fruktozë, që rrit rrezikun e sklerozës në tru. Sasitë e mëdha të sheqerit shkaktojnë dëmtime të shumëta nervore.
Drithërat e rafinuar
Buka e bardhë, orizi, makarona, drithërat dhe sheqerit janë disa prej karbohidrateve që nuk duhet t’i hani me tepëricë dhe të cilat duhen shmangur në të mirë të trurit.
Këto ushqime përthithen shumë shpejt në gjak duke rritur nivelin e sheqerit dhe insulinës.
Alkoli
Ekspertët sqarojnë se një gotë me verë të kuqe që pihet rrallë, është e shëndetshme për organizmin. Megjithatë, sasitë e tepruara të alkolit mund të jenë toksike për strukturën dhe funksionet e trurit, pavarësisht moshës. Sasia e rekomanduar e alkolit është një gotë në ditë për gratë dhe vajzat dhe dy gota në ditë për burrat.