Varrimi i nënës së Shqiprim Arifit bëhet nesër në Tërrnavë pas namazit të drekës
NJOFTIM (plotësim): Varrimi i nënës së kryetarit të komunës do të bëhet të mërkurën më 30 dhjetor, pas namazit të drekës
Siç njofton kryetari i Bashkësisë Lokale Tërnavë përmes faqes zyrtare në Facebook, varrimi i nënës së kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, do të bëhet të mërkurën më 30 dhjetor 2020, pas namazit të drekës, duke i respektuar masat anti-Covid.
Ja dhe postimi i plotë:
Të nderuar bashkëfshatarë!
Ju njoftojmë se varrimi i nënës së kryetarit të komunës së Preshevës do të bëhet ditën e mërkurë më 30.12.2020 pas namazit të drekës.
Të gjithë bashkëfshatarët dhe dashamirët e kryetarit që janë të interesuar për të marrë pjesë në varrim, i lusim që t’i respektojnë masat anti-Covid, përmes ruajtjes së distancës sociale dhe vendosjen e maskave, si dhe shmangies së përshëndetjes me dorë.
E lusim Allahun që të ndjerën ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me Xhenet, ndërsa familjes Arifi t’u shtojë durimin.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Me rrespekt kryetari i B.L. Afrim R Abdullahu.