Lajme
Vdes një burrë dy orë pasi mori vaksinën antiCovid
Një 75-vjeçar nga Beit She’an në Izrael vdiq nga një sulm në zemër rreth dy orë pasi u vaksinua kundër koronavirusit të ri të hënën në mëngjes, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
I ndjeri kishte disa sëmundje shoqëruese dhe edhe në të kaluarën kishte pësuar su lm në zemër.
“Ne ndajmë pikëllimin me familjen,” tha drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Chezy Levy, raporton Jerusalem Post.
Sipas Chezy Levy, hetimi për këtë rast ka nisur dhe se të dhënat e para nuk tregojnë ndonjë lidhje mes vdekjes së 75-vjeçarit dhe vaksinës.