Lajme
Vetëm gjatë 24 orëve policia në Prishtinë ka gjobitur 473 persona
Policia e Kosovës vazhdon të gjobisë qytetarët që nuk i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka shqiptuar gjithsej 473 gjoba për personat që kanë rënë ndesh me Ligjin COVID-19.
Të premten në mbrëmje, gjatë zbatimit të vendimeve të institucioneve përgjegjëse për mbrojtje nga pandemia, në Prishtinë, policët dhe inspektorët kanë hasur në rezistencë në një lokal në Rrugën B.
Personat përgjegjës të lokalit, sipas Policisë, kanë kërcënuar zyrtarët policorë dhe inspektorët.