Lajme

Vranja pa dekorime të reja për vitin e ri: Paratë e destinuara u shkojnë fëmijëve me tumor

Paratë e destinuara për kremtimin e Vitit të Ri në hapësirë ​​të hapur, përkatësisht 500,000 dinarë, qyteti i Vranjës do ti dhuroje në llogarin për trajtimin e fëmijëve që vuajnë nga tumori, konfirmoi Izabela Saviq, këshilltare për turizmin.

Gjithashtu ne kete komune nuk do të shpenzohen para për dekorime të reja për dekorimin e qytetit me rastin e festave te fundvitit.

Dekorimet e vjetra, të cilat ishin perdorure në vitet e mëparshme, do të përdoren për dekorimin e vitit të ri të qytetit edhe kete vit.

Nuk do të ketë organizim dhe paratë e parapara për këtë do te dhurohen per trajtimin e fëmijëve.

Situata aktuale epidemiologjike sigurisht që nuk lejon organizimin e festimeve dhe aktiviteteve të ngjashme.

Do të ishte mirë sikur të ishte si në vitet e mëparshme, por të gjitha aktivitetet e tjera janë të pasigurta për tani – thotë Saviq.

Të kujtojmë, Vranja është qyteti i parë në Serbi që në vitin 2016 filloi qe fondin per festen e vitit te ri ta dhuroje për fëmijët që vuajnë nga kanceri.

Related Articles

Back to top button