Zvicra vendos kushte për ata që udhëtojnë nga Maqedonia
Nga Zvicra vjen një lajm i cili me gjasë do të prish shumë plane udhëtimi për shumë njerëz, pak para pushimeve të fundvitit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për lajmin që tregon se Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) pritet të shtojë një total prej dymbëdhjetë vendeve të tjera dhe rajoneve shtesë në Itali dhe Austri në listën e re të karantinës.
Konkretisht, kjo do të thotë: Kushdo që hyn në Zvicër nga këto vende duhet të shkojë menjëherë në karantinë për dhjetë ditë.
Çfarë bie në sy dhe çfarë natyrisht u intereson shqiptarëve dhe bashkatdhetarëve tanë atje është fakti se vende si Kosova dhe Shqipëria nuk janë në këtë listë e cila pritet të hyjë në fuqi që nga 14 dhjetori.
Lista e plotë: Andora, Gjeorgjia, Jordani, Kroacia, Lituania, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, San Marino, Serbia, Sllovenia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.