Zyrtarë të lartë të Ministrisë së shëndetësisë vizitojnë shtëpinë e shëndetit në Preshevë
Sekretari shtetërorë pranë ministrisë së shëndetësisë prof dr Zoran Radovanoviç me bashkëpuntorë kanë vizituar sot shtëpinë e shëndetit në Preshevë.
Sipas drejtorit Driton Salihu shtepia shendetit ka adresuar problemet ne te cilet po perballet.
“I adresuam problemet dhe shqetësimet tona që tashmë kohë të gjatë po përballet shtëpia e shëndetit. Kompletimi i maternitetit me anestiozolog, kirurg dhe transfuziolog mbetet edhe më tej prioritet i këtij reparti që lindjet të bëhen më shumë në Preshevë e jo në qytetet tjera.” tha Salihu.
Shtepia e shendetit ne Presheve se shpejti do te pajiset edhe me auto ambulance te re dhe do te zgjerohet maternitetit jashtespitalor me kuadro te reja.
“Sekretari shtetëror i cili viziton Preshevën pas një kohe të gjatë pas kërkesave tona, na premtoi që shtëpia e shëndetit së shpejti të pajiset me auto ambulancë të re dhe zgjerimin e maternitetit jashtëspitalor me kuadro të reja.” ka shtuar Salihu.