Këto janë simptomat e variantit të ri të coronavirusit
Shkencëtarët britanikë kanë theksuar se është thelbësore të njohim simptomat e infeksionit sa më shpejt të jetë e mundur me një lloj të ri të coronavirusit që po përhapet me shpejtësi në të gjithë Britaninë e Madhe.
Simptomat janë të ngjashme me variantin e parë të coronavirusit: temperaturë të lartë, kollitje të vazhdueshme, humbje të nuhatjes, por edhe skuqje në gjuhë, raporton Express-i britanik.
Simptomat tek ata që janë infektuar me llojin e ri të kurorës mund të shkojnë nga tejet të forta deri në pothuajse të padukshme.
Eksperti amerikan, Anthony Fauchi ka treguar se pacientët mund të ndiejnë gulçim dhe dhimbje në muskuj dhe nyje edhe pasi virusi largohet nga trupi i tyre.
Një raport i botuar së fundmi në Britaninë e Madhe ka theksuar se ekzistojnë “mundësi reale” që një normë më e lartë e vdekshmërisë është vërejtur te të infektuarit me llojin e ri të coronavirusit.
Megjithëse të dhënat nuk konfirmonin përfundimisht vdekshmërinë më të lartë, kryeministri Boris Johnson ka deklaruar se “ka disa prova që lloji i ri i coronavirusit lidhet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë”, raporton CNN.