Lajme
2 milion euro për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën nga buxheti i qeverisë serbe
Zoran Stankoviq, kryetar I Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë deklaroi për FoNet se këto tre komuna do të marrin rreth dy milion euro nga buxheti I Republikës së Serbisë këtë vit, përmes Trupit Koordinues.
Ai vuri në dukje se mbledhja e Kryesisë së Trupit Koordinues do të mbahet në shkurt, dhe pastaj ato mjete do të shpërndahen në përqindjen e zakonshme, dhe shtoi se, përveç atyre parave, ka disa milion dinarë që mund të ndahen në situata të tilla si përmbytjet dhe dëmtimi i rrugëve dhe urave, gjë që ka ndodhur tani, shkruan Danas