568 persona të infektuar me Covid 19 gjatë vitit 2020 në Preshevë
Presheva nën statistikat e COVID-19
Presheva muajt e fundit ka përjetuar një situatë të vështirsuar me Covid-19, kanë humbur jetë persona si dhe shumë kanë kaluar nëpër spitale duke luftuar me vdekjen.
Nga 1 gusht deri me 31 dhjetor, në Covid ambulancë janë paraqitur gjithsejt:
*4358 pacientë
prej tyre pozitiv në Covid
*568 pacient
ndërsa gjatë këtyrve muajve kemi transportuar për shërim në spital
*122 pacient.
Muaji nëntor dhe dhjetor ka qenë më i vështiri, gjegjësisht në muajin dhjetor kemi pasë 231 persona pozitiv në COVID-19 ndërsa ndihmë kanë kërkuar 1324 pacient.
Në muajin nëntor pozitiv kemi pasë 212 ndërsa ata me simptome të Covidit kanë kërkuar ndihmë 1361 pacient.
Krahasuar përqindjen e të infektuarve me numrin e përgjithshëm që janë paraqitur është 13%.
Shpresojmë që viti 2021 të jetë më i lehtë!