Arbër Pajaziti supsendimin e policëve shqiptarë e quan diskriminim në baza etnike
Suspendimi i 4 policëve shqiptarë nga puna nuk është aspak çështje penale e as diciplinore, por është thjesht një diskriminim me baza etnike shkruan kështu në fb kryetari i degës së APN- së në Bujanoc, Arbër Pajaziti. Preteksti i “lëshimeve” në një ndeshje futbolli është vetëm një emërtim për të zvogëluar kuadrot shqiptare në polici, proces ky i nisur para shumë viteve.
Shtrohet pyetja se, sa e sa policë të nacionaliteteve tjera kanë procedura penale dhe diciplinore dhe se a janë suspenduar a jo? A ështa suspenduar dikush nga policia apo eprorët e tyre nga grumbullimet nëpër qytetet në brendi të Serbisë? Tubime, protesta, vorrime të klerikëve fetarë, mbrëmje argëtuese e ahengje nëpër lokalet dhe banesat e Beogradit e Novi Sadit…. Çka ka ndodhë me policët e këtyre qyteteve dhe rajoneve të Serbisë? Por jo, ata nuk i kanë emrat sikur që i kemi ne, ata janë të paprekshëm.
Numri i policëve shqiptarë nga themelimi i policisë multietnike është zvogëluar pa masë dhe aspak nuk i përgjigjet strukturës etnike të popullsisë. Suspendimet e fundit janë pjesë e një fushate të egër kundër çdo gjëje që është shqiptare, ngjashëm sikur shlyerja nga evidenca civile e qytetarëve tanë. Ftoj përfaqësuesit e subjekteve tjera politike shqiptare, shoqërinë civile, etj, që bashkërisht ti dalmi në mbrojtje kuadrove tona dhe njëherë e përgjithmonë ti themi STOP padrejtësive që po na bëhen dhe nuk kanë të ndalur ka shkruar kështu në fb kryetari i degës së APN- së në Bujanoc, Arbër Pajaziti.