Lajme

Bashkatdhetarët që kthehen në Zvicër duhet ti lexojnë këto rregulla

Pas festave bashkatdhetaret qe kane qendruar per pushime ne vendlindje duhet te kthehen ne vendet e tyre te punes dhe vendeve ku jetojne ata. Presheva.AL do te ju informoje me rregullat kryesore per kalimin e kufijve deri ne Austri, Zvicer, Gjermani apo vendeve te beneluksit dhe vendet skandinave.

Shume prej jush destinacionin e fundit e kane Zvicren, ndaj ketu do te ju informojme pak me gjate.

Me date 28 dhjetor 2020 ne Zvicer eshte futur nje list e re e vendeve te rrezikuara. Ne listen e vendeve te rrezikuara ne Zvicer jane 14 vende e nder to jane edhe Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Suedia, Britania e madhe, Amerika, Landi i Saksonise ne Gjermani si dhe rajoni i Venecias ne Itali. Ka edhe disa vende tjera po keto i permendem sepse ne keto vende jetojne me se shumti Shqiptar.

Personat qe shkojne nga keto vende apo rajone ne Zvicer duhet te futen ne karantin te obligueshme 10 ditore, ne Zvicer per dallim nga Austria dhe Gjermania nuk vlen rregulli i shkurtimit te karantinimit pas 5 ditesh. Pra testi nuk e shkurton karantinen dhe duhet ti llogarisni 10 dite karantine.

Tani kemi nje lajm te mire sepse ne Zvicer ne listen e vendeve te rrezikuara nuk jane: Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia e veriut qe do te thote se shqiptaret qe kthehen nga keto vende me aeroplan po makine nuk duhet te futen ne karantine.

Per kalim tranzit neper Zvicer nuk kerkohet testi negativ andaj mund te vazhdoni rrugen pa teste negative.

Related Articles

Back to top button