Lajme

Bujanoc: Zyrtarët komunalë do të sanksionohen për mosrespektim të orarit të punës

Punëtorët e Administratës Komunale në Bujanoc u paralajmëruan se do të ndëshkoheshin ashpër për shkeljen e disiplinës në punë, vonesat dhe lënien e ndërtesës Komunale pa leje.

Punonjësve u tha se do te ndeshkohen me gjobë zbritje prej 20 përqind të pagës së tyre nese largohen pa autorizim nga vendi i punes.

Shefi i administratës komunale, Nasim Rexhepi, tha se e gjithe kjo po behet per ti disiplinuar, edhe pse nuk specifikoi arsyen e paralajmrimit qe u be te enjten ne mengjes per puntoret.

“Është e vërtetë që kemi thënë që duhet të ketë disiplinë. Unë nuk po them se rregullat nuk janë respektuar ose se ka pasur një shkelje te tyre, por si shef, unë jam i detyruar të marr masa për të parandaluar që ajo të mos ndodhë” thotë Rexhepi.

Ai mohoi që punëtorët do të ndeshkohen me heqjen e 20 përqind të pagës së tyre, duke shtuar se të gjitha ndëshkimet parashikohen me ligj.

“Ata do të ndëshkohen sipas ligjit, dhe jo 20 për qind nga paga e tyre. Dënimet e duhura janë të përcaktuara për secilin lloj të shkeljes së disiplinës” thekson kryetari i bashkisë.

Related Articles

Back to top button