Lajme

Cilat procedura duhet ti dini që të bëni testin PCR në Vranjë?

Qytetarët që dëshirojnë të testohen me metodën PCR, në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, për të vërtetuar nëse janë të infektuar me koronavirusin e ri, e që e shkakton sëmundjen e COVID-19, duhet ti dine disa informacione para se te shkojne ne Vranje.

Presheva.AL ka informacione se shume shqiptare nuk po dijne te orientohen, andaj po hasin në vështirësi për të kryer testin PCR ne Vranje.

Nëse dëshironi të kryeni testin e PCR për koronavirusin me kërkesën tuaj personale, kete mund ta bëni institutin e shëndetit publik në Serbi, dhe jo në klinikat private.

Per PCR testin per vizit ne vendet jashte Serbise ju duhet te keni:
1. Leternjoftimin e lexuar (nese nuk e posedoni leteronjftimin ateher ju duhet kopja e pasaportes)
2. Pagesa e PCR testit ne Institutin publik ose kopja e saj

Pagesa qe duhet te beni eshte ne figuren me poshte dhe ate mund ta paguani ne banke post ose neper kembimore ku behen pagesat e faturave tjera.

Related Articles

Back to top button