Lajme

Drejtori i OBSH-së në Sërbi thotë se gjysma e parë e vitit 2021 do të jetë e ngjajshme me vitin 2020

Drejtori i Zyrës së OBSH-së në Serbi, Marijan Ivanusha, thotë se gjysma e parë e vitit 2021 do të jetë e ngjashme me vitin pas nesh.

Ai thot keshtu për faktin se epidemia po vazhdon ende dhe vaksinimi nuk do të tregojë akoma maksimumin e tij.

Ai shton se nëse vaksinat janë në dispozicion dhe vaksinimi masiv kryhet para verës, ne mund të presim qe gjatet gjysmë se vitit 2021 të kemi nje situate te relaksuar.

“Eshte sfidë serioze duhet ta kuptojme, si njerëzit ashtu edhe vendet, se kjo është një pandemi serioze që prek të gjitha aspektet e jetës, nga ekonomia globale, kombëtare dhe personale, te shëndeti, jeta shoqërore, por edhe përvoja personale emocionale e secilit prej neve”, vlerësoi ai.

Ivanusha përmendi se pandemia prek jetën e të gjithëve, kudo në botë, dhe se la më shumë gjurmë tek ata që humbën personin që donin.

Epidemiologu Branislav Tiodoroviq deklaroi se do të duhet t’i përmbahemi masave deri në shtator-tetor.

Tiodoroviq shpjegoi se do të duhet t’i përmbahemi te gjitha masave edhe gjatë verës, sepse edhe me vaksinimin, duhen një muaj e gjysmë deri në dy për të krijuar një nivel mbrojtës të imunitetit.

“Vaksinimi ka filluar, do të përparojë gjithnjë e më shumë, por do të duhet të mbajmë maska ​​derisa të zgjasë vaksinimi. Kemi njerëz që nuk lejohen të marrin vaksinën, të cilët janë alergjikë ndaj disa prej përbërësve të saj dhe për atë arsye nuk do të mund të vaksinojmë të gjithë njerëzit. Do te jene dy faza te vaksinimit. Pas të parës, imunitetit do te fitohet 50 përqind, pas së dytës mbi 90 përqind “, përfundoi Tiodoroviq.

Related Articles

Back to top button