Duke filluar nga nesër mund të aplikoni për tu vaksinuar kundër korona virusit në Sërbi
Nga nesër, siç tha Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, qytetarët do të mund të aplikojnë në sistem përmes të cilit do të mund të shprehin dëshirën e tyre për tu vaksinuar.
Ky sistem u krijua në bashkëpunim me Zyrën e Teknologjisë së Informacionit dhe E-Qeverisjen.
“Nga e enjtja, ata do të jenë në gjendje ta bëjnë atë përmes qendrës kontaktuese. Ata do të kenë gjithashtu mundësinë të tregojnë nëse duan të vaksinohen me ndonjë vaksinë që është aprovuar ose nëse duan të vaksinohen me një vaksinë të caktuar, në mënyrë që të mund të planifikojmë nevojat e mëtejshme dhe numrin e atyre që duan të vaksinohen dhe këtë numër ta përfshijmë në planin e vaksinimit masiv, shpjegoi Brnabiq.
Ajo përcolli se Serbia nesër do të marrë 18,525 vaksina shtesë nga kompania Phizer dhe Biontech.
Ajo gjithashtu tergoi se autoritetet e Kinës kanë miratuar licencën e eksportit për vaksinat Sinofarm, si dhe priten të vijnë gjysmë milioni shtesë vaksinash Sputnik V nga Rusia.
“Ne jemi gati për të filluar me vaksinimin masiv,” tha Brnabiq.