E gërvishi në fytyrë policin e komunikacionit sepse deshi ta denojë se kishte parkuar traktorin gabim
Nje sulm ndaj policit të komunikacionit eshte kryer kur një qytetar gërvishi fytyrën ngjarja ka ndodhur në Trgovishtë në ditën e festës së kishës ortodokse.
Një polic i komunikacionit se ishte në shënjestër të një banori të Trgovishtës në kohën kur ai po rregullonte trafikun afër kishës.
Me atë rast sulmuesi i shkaktoi gërvishtjet në fytyrë, prandaj polici i komunikacionit kërkoi ndihmë mjekësore.
Prokuroria Themelore Publike në Vranje i konfirmoi se polici i kishte kerkuar sulmuesit që të hiqte traktorin e parkuar në mënyrë të parregullt rreth orës 15 të asaj dite, i cilit ishte pergjigjur me guxim para se të krynte sulmin fizik ndaj policit.
Testi i alkoolit tregoi se sulmuesi kishte 1.14 për milje alkool në gjak.
Kundër tij u ngrit kallëzim penal në procedurën e rregullt për veprën penale pengimi i një zyrtari në kryerjen e detyrave zyrtare.