Lajme

E heq Serbinë nga lista e vendeve me rrezik: Shfuqizohet karantina e detyrueshme

Që nga dje me date 21.01.2021, Agjencia Federale e Shëndetësisë (BAG) e shtetit te Zvicrës hoqi Serbinë nga “lista e kuqe”.

Danimarka, Gjeorgjia, Kroacia, si dhe Luksemburgu, gjithashtu u hoqën nga “lista e kuqe” e vendeve me rrezik.

Dalja nga “lista e kuqe” është e rëndësishme për bashkatdhetarët e Luginës që jetojnë në Zvicër. Sipas vendimit te Zvicrës ende nuk është e mundur të udhëtosh atje si turist.

Por heqja nga “lista e kuqe” shfuqizon karantinën për shtetasit serbë që kanë leje qëndrimi në Zvicër të cilët po kthehen nga udhëtimet nga vendlindja e tyre. Ndërsa Serbia ishte në “listën e kuqe”, ata duhej të ishin në karantinë pas kthimit në Zvicër.

Related Articles

Back to top button