Lajme

E rëndësishme për shtetasit e Serbisë që udhëtojnë në Austri, ka vendim të ri dhe rregulla të reja në kufi

Mbyllja ne Austri eshte zgjatur deri me 24 janar dhe regjimi per ne hyrje ne Austri do te zgjatet edhe me tej.

Qeveria Austrise ka vendosur masat nga 19 dhjetori dhe kishte njoftuar qe do te jene ne fuqi vetem deri me 10 janar per te parandaluar takimet gjate festave te fundvitit.

Pasi u zgjat masa e mbylljes deri me 18 janar, u njoftua se regjimi i hyrjes ne Austri eshte i vlefshem deri atehere.

Mbyllja tani eshte zgjatur deri me 24 janar dhe thuhet se edhe regjimi per hyrje ne austri do te zgjatet.

Me rregulloren e re, kushdo që dëshiron të hyjë në Austri do të duhet të regjistrohet.

Kështu, regjimi më i rreptë do të mbetet në fuqi shumë më gjatë sesa ishte planifikuar, duke pasur parasysh se situata epidemiologjike në Austri është përkeqësuar dhe janë futur kontrolle të rrepta kufitare për Sllovakinë dhe Republikën Çeke.

Kështu, të gjithë ata që hyjnë në Austri do të duhet të kalojnë në një karantinë dhjetë ditore, me mundësinë e ndërprerjes, por vetëm pas pesë ditësh izolimi dhe me një test negativ.

Përjashtohen nga karantina vetëm personat që punojnë përtej kufijve, udhëtarët e biznesit, anëtarët e organizatave humanitare, si dhe personat që kanë marrë një fletëthirrje nga gjykata, të cilët duhet të shkojnë në një funeral në Austri, të cilët do të duhet të kenë një test negativ me vete para se të hyjnë.

Related Articles

Back to top button