Edhe sot kafiterit do të punojnë deri në orën 18, nga nesër kthehet orari në orën 20
Për shkak të situatës aktuale epidemiologjike në Serbi, këtë vit nuk do të ketë organizim për festët e Vitit të Ri. Mbledhjet publike janë të ndaluara, nuk do të ketë festime në kafene, restorante dhe klube, siç jemi mësuar, ndërsa Shtabi i Krizave u ka bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të kalojnë pushimet me familjet e tyre.
Disa masa janë duke u hequr, të tjera janë duke u kaluar. Qytetarët janë të hutuar, nuk janë të sigurt se çka guxojnë e çka funskionion.
Ja se si janë orët e punës në veprimatarinë hotelierike dhe objektet tregtare në ditët në vijim:
Restorantet dhe kafenetë më 31 Dhjetor dhe më 1 janar do të punojn deri në orën 18:00, dyqanet mund të punojnë deri në orën 20:00, ndërsa dyqanet e ushqimit deri në orën 21:00. Sidoqoftë, shumica e tyre do të mbyllen në orën 18:00 të ditës së fundit të këtij viti dhe ata nuk do të punojnë as në ditën e parë të vitit të ri.
Para listës së detajuar të orarit të punës të të gjitha objekteve të rëndësishme, le të kujtojmë se Qeveria e Serbisë të hënën zgjati masat ekzistuese deri më 11 janar. Vetëm puna e objekteve hotelierike shmanget nga rregullat, më 31 dhjetor dhe 1 janar. Gjegjësisht, në këto ditë, këto veprimtari mund të punojnë vetëm deri në orën 6 të pasdites, ndërsa në të gjitha ditët e tjera derisa të vlejnë këto masa të zgjatura, ato mund të punojnë deri në orën 20:00.
Dyqane dhe qendra tregtare
Dyqanet jo-ushqimore sot do të punojnë deri në orën 18:00, ndërsa 1 dhe 7 Janari do të jenë një ditë jo pune për shumicën e dyqaneve. Nga 2 deri më 6 janar, orari i punës do të jetë i vlefshëm në përputhje me vendimin e Qeverisë, pra deri në orën 20:00. Vizitorët në qendrat tregtare do të jenë në gjendje të bëjnë blerje deri në orën 18:00 të datës 31 Dhjetor 2020 dhe më pas të Shtunën, sepse e Premtja, 1 Janar do të jetë një ditë jo pune.