Enver Hoxhaj premton hapjen e kufirit Ranatoc-Gjilan
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka prezantuar platformën për Luginën e Preshevës.
“Ne e kemi pikë të dobët Luginën”, tha Hoxhaj gjatë një konference për media.
Hoxhaj si pikë kryesore përmendi adresimin e Luginës së Preshevës në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Ai ka bërë një mori zotimesh për shqiptarët e Luginës, ku njeri zotim eshte edhe hapja e pikave te reja kufitare me Luginen.
Ai ka premtuar se nese ai vjen kryemnister Kosova do te hap nje pike te re kufitare me Presheven dhe tri pika tjera me Bujanocin.
PDK-ja dhe qeveria e drejtuar nga PDK-ja do t’i hapë katër pika të reja kufitare me Luginën e Preshevës, ashtu që ta lehtësojë qarkullimin e shqiptarëve të Luginës. Këto pika kufitare do të jenë në këto fshatra të Luginës – Muhoc, Breznicë, Dobrosin dhe Ranatoc.