Fillon aplikimi online për vaksinimin kundër koronavirusit
Paraqitja online per vaksinim ka filluar nga dje ne faqen e sajtin e ministrise.
Per ta përdoror këtë shërbim qytetarët nuk duhet të jenë përdorues të regjistruar.
Për të plotësuar pyetësorin, është e nevojshme të klikoni në butonin “POKRENI USLUGU”, pas së cilës hapet formulari që duhet të plotësohet dhe futni të dhënat qe i kërkojne.
Qytetarët mund të zgjedhin se me cilen vaksinë duan te vaksinohen kundër virusit korona, vaksina keto qe jane të aprovuara nga Agjencia e Barnave.
Qytetarët do të informohen për datën dhe vendin e vaksinimit përmes postës elektronike ose mesazhit SMS ne numer telefoni. Nga dita e enjte do te jete ne dispozicion qendra kontaktuese përmes së cilës qytetarët do të kenë mundesi te shprehin interesimin e tyre per tu vaksinuar kundër Covid-19.
Pyetësori mund të plotësohet edhe për anëtarët e ngushtë të familjes. Është e nevojshme të jepni detajet e tyre dhe të lini një numër kontakti. Nëse anëtari i familjes për të cilin po plotësoni shërbimin nuk ka një celular ose email, mund të vendosni tuajin.
Siç njoftoi dje Kryeministrja Ana Brnabiq, Serbia aktualisht ka marrëveshje me prodhues të ndryshëm qe te furnizohet me tetë milion vaksina kundër korona virusit, qe do te thote ne Serbi do te behet vaksinimi i katër milion njerëzve, sepse per vaksionim duhen dy doza.
Si ta plotësoni pyetësorin?
– Vizitoni portalin më poshtë https://imunizacija.euprava.gov.rs/
– Për të vazhduar klikoni në butonin “Podnesi zahtev”
– Pas kësaj, duhet të plotësoni formularin dhe të siguroni informacionin e kërkuar.
– Është e nevojshme të lini një email dhe numrin e telefonit të kontaktit, për shkak se do te njoftoheni per daten e vaksinimit.
– Ju mund të zgjidhni çdo lloj vaksine për të cilën Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (ALIMS) ka konfirmuar sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë, ose mund të zgjidhni prodhuesin e dëshiruar të vaksinës (një ose më shumë).
– Pasi të keni plotësuar me sukses pyetësorin me e-mail dhe me SMS, do të merrni një konfirmim me detaje.
– Pasi të shprehni interesin tuaj, ju do të merrni informacione përmes postës elektronike dhe SMS në lidhje me datën dhe vendin e vaksinimit, në varësi të përparësisë së imunizimit të përcaktuar nga Instituti i Shëndetit Publik “Dr Milan Jovanović Batut”.