Frika nga lloji i ri i virusit mbyllen kufijtë “Ballkani si Titanik”
Në kohën kur varianti më i rrezikshëm britanik i koronavirusit filloi të depërtonte në Evropë, u mbajt një mbledhje përmes videos mes udhëheqësve të të Bashkimit Evropian ku dukeshin të friksuar.
Gjatë mbledhjes e cila u mbajt të hënën, kancelarja gjermane Angela Merkel pyeti kolegun e saj irlandez Mikal Martin se si ai arriti të ketë nën kontroll situatën me pandeminë.
“Sapo pamë infeksionin që po përhapet, ne ndaluam dhe mbyllëm gjithçka, dhe kur kuptuam që niveli i epidemisë ishte në rënie, ne duke patur kujdes filluam gradualisht ti heqim masat”, u përgjigj Martin.
Angela Merkel e pyeti sepse ishte shumë e shqetësuar dhe njoftoi mbylljen e mundshme të kufijve, pasi numri i vdekjeve nga epidemia në Gjermani kaloi 50 mijë.
Zyrtarët e BE-së, media dhe analistët pajtohen se europa nuk do të jetë në gjendje ta mbrojë veten nga depërtimi variantit të ri të rrezikshëm të koronavirusit i cili ka filluar në britani, si dhe variantet e korona viruseve të Afrikës së Jugut dhe Brazilit, për këtë arsye europa e friksuar është detyruar të i kufizojë udhëtimet, ka vendosur testimin e detyrueshëm dhe mbylljen e kufijve.
Mbledhja e liderëve të BE-së tregoi qartë dëshpërimin e tyre në betejën kundër pandemisë sepse pothuajse në të gjitha vendet e BE-së infektimi po përhapet shumë shpejt dhe se virusi po ndrshon.
E përditshmja e Vjenës “Kurir” paralajmëron se “javët më të këqija të epidemisë ende nuk kanë ardhur dhe vaksinimi është mbrapa në kohë, sepse infektimi me virus e tejkalon shpejtësinë e vaksinimit”.
Frika e shteteve të BE-së dhe Komisionit Evropian është edhe për faktin se tashmë është përhapur varianti i ri i korona virusit i cili raportohet se është më i rrezikshëm dhe më vdekjeprurës. Në Britaninë e madhe ka bllokuar sistemin shëndetësor dhe spitalet.
Pas përfundimit të samitit të BE, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se Bashkimi do të krijojë një mekanizëm të veçantë në mënyrë që “sa më shpejt të jetë e mundur” të sigurojë vaksinën edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Megjithatë, portali në gjuhën rumune Radio International vlerëson se vendet e Ballkanit Perëndimor do të “mbeten shumë prapa anëtarëve të BE-së dhe Britanisë së Madhe në shkallën e vaksinimit” dhe citon epidemiologun maqedonas Dragan Danilovski i cili e krahasoi këtë situatë me Titanikun.
Në Titanik, “të pasurit mund të hipnin në varka për të shpëtuar ndërsa ata që nuk ishin të pasur mbetën, kështu që shumë vende të Ballkanit tani i kanë shpresat e tyre në COWACS (programin global të vaksinimit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë)”, tha Danilovski.