Lajme

Hykmete Bajrami: Zyrën për Luginën e Preshevës nuk po e bëjmë për fushatë

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, në emisionin “Kallxo Pernime” ka folur për themelimin e Zyrës për Luginën e Preshevës para pak javësh nga Qeveria në detyrë.

Sipas Bajramit, themelimi i kësaj Zyre është një vazhdimësi e punëve të Qeverisë që ka bërë për Luginën e Preshevës dhe nuk ka të bëjë asgjë me zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ne e kemi dëshmuar që e kemi ndihmuar Luginën e Preshevës edhe pa qenë fare në fushatë. Me të marrë mandatin, ishte koha e furnizimit me libra. Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri kishte ndarë një shumë të konsiderueshme për libra atje. Kam ra në kontakt me ministren Besa Shahini dhe autoritetet e Luginës së Preshevës dhe e kemi marrë koston për furnizim me libra bashkë me Shqipërinë”, tha Bajrami në “Kallxo Pernime”.

“Nuk e pranoj që Zyra për Luginën e Preshevës është për fushatë. Kjo është një vazhdimësi. Kjo Zyrë është formuar për t’i ndihmuar qytetarët e Luginës së Preshevës”, shtoi ajo.

Related Articles

Back to top button