Lajme

Ja regullat që duhet ti ndjekin bashkatdhetarët që kthehen në Gjermani me aeroplan

Pas festave bashkatdhetaret qe kane qendruar per pushime ne vendlindje duhet te kthehen ne vendet e tyre te punes dhe vendeve ku jetojne ata. Presheva.AL do te ju informoje me rregullat kryesore per kalimin e kufijve deri ne Austri, Zvicer, Gjermani apo vendeve te beneluksit dhe vendet skandinave.

Po fillojme me rregullat per ata qe vijn ne Gjermani me aeroplan.

Para se te niseni ne Gjermani duhet te regjistroheni ne linkun (www.einreiseanmeldung.de), pra Gjermania ende e ka ne fuqi rregullin e karantinimit te obligueshem 10 ditore per te gjithe ata qe kane qene ne vendet e rrezikuara ne 10 ditet e fundit. Ne listen e vendeve te rrezikuara jane edhe te gjitha vendet e ballkanit perendimore, Kosova, Shqiperia, Mali i zi, Maqedonia e veriut, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Karantinimi 10 ditor ne Gjermani mund te shkurtohet nese pas 5 diteve beni nje test dhe rezultati i testit eshte negativ. Rezultatin e testit duhet ta prisni ne shtepi, dhe gjithmone duhet te konsultoheni me entin e shendetit publik. Ata qe nuk i permbahen rregullave mund te denohen me gjoba deri ne 25 mije euro.

Related Articles

Back to top button